“Nëse Kristiano largohet nesër, askush nuk e ndjek më atë ligë”
Toni Kroos ka kritikuar ashpër Ligën Profesionale Saudite dhe mënyrën se si po trajtohet Kristiano Ronaldo.
Në “podcast”-in e tij, mesfushori gjerman u shpreh se rritja e vëmendjes globale ndaj kampionatit saudit lidhet drejtpërdrejt me ardhjen e Ronaldos, ndërsa shtoi se mungesa e respektit ndaj portugezit është e pajustifikueshme, shkruan Indeksonline
Sipas ish-mesfushorit të Real Madridit, largimi i Ronaldos do të sillte një rënie të menjëhershme të interesit ndërkombëtar për këtë ligë.
“Liga saudite është një vend i çuditshëm, sepse askush nuk kishte dëgjuar për të para se të shkonte Kristiano. Tani po tregojnë mungesë respekti ndaj lojtarit që u dha atyre njohje globale. Po ta them qartë: nëse Kristiano largohet nesër, askush nuk e ndjek më atë ligë”, u shpreh Toni Kroos.








