Nëse po e mbani telefonin tuaj në këtë mënyrë, jeni duke gabuar!

Telefoni është një ndër objektet më të përdorura nga secili nga ne, por meshkujt janë dhe ato që duhet të bëjnë kujdes me mbajtjen e tij në xhep.
Sipas një studimi të realizuar nga shkolla mjekësore e Technicon në Haifa të Izraelit, është arritur në përfundim se mbajtja e telefonit në xhep jep një goditje serioze të spermës së një burri, duke e bërë atë më pak pjellor.
Ekspertët e fertilitetit ekzaminuan 100 meshkuj, të cilët ishin duke vizituar një klinikë fertile për një vit dhe gjetën se meshkujt që vendosnin telefonat në xhepat e pantallonave po “gatuanin spermën” dhe në mënyrë të konsiderueshme ulnin nivelet e saj.
Studiuesit mendojnë se kjo është duke u shkaktuar nga aktiviteti elektromagnetik që telefoni prodhon. Ndërkohë që një studim i ngjashëm që shqyrton efektet që kanë smartfonët tek fertiliteti i femrave ende nuk është zhvilluar.