“Nëse shteti portretizohet si prind, atëherë përfundimisht duhet ti merret e drejta për prindërim”

“Nëse shteti portretizohet si prind, atëherë përfundimisht duhet ti merret e drejta për prindërim”

Mbi 50 përqind e të rinjve nga Maqedonia e Veriut duan të ikin nga vendi. Kurse çdo vit vendit i ikin nga një mijë studentë. Këto konstatime i dhanë Filip Ivkovski, Kryetar i Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë dhe Blendi Hodai, Kryetar i Forumit për Ndryshime në Arsim, të cilët janë të ftuar në emisionin “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 1800 në Alsat) dhe të cilët flasin për ikjen e të rinjve dhe fushatën zgjedhore.

Përfaqësuesit e organizatave rinore thonë se “Nëse shteti portretizohet si prind, atëherë përfundimisht duhet ti merret e drejta për prindërim” dhe se asnjë gjatë fushatës deri më tani të rinjtë nuk i ka vënë në fokus, edhe pse ikja është një nga problemet kryesore të vendit.

Sipas tyre, rinia, që është rreth 20 përqind e popullsisë, kërkon kushte më të mira jetese dhe sundimin e të drejtës, si kushte për mos të ikur.

LEXO EDHE:

Back to top button