Nëse vjen oferta e duhur, Barcelona gati të ndajë rrugët me yllin spanjoll

Që prej se ai u largua nga klubi pasi përfundoi marrëveshja e huazimit sezonin e kaluar, Xhirona e kishte bërë të qartë publikisht se do të donin rikthimin e Erik Garsia-s. Ai është njëri prej lojtarëve që Barcelona është e gatshme të ndajë rrugët me të gjatë afatit kalimtar të janarit. Ani pse trajneri Hansi Flik është i etur që të mbajë në ekip spanjollin përveç nëse ka transferimi, klubi do ta lejojë largimin e tij nëse marrin një ofertë të përshtatshme.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se Xhirona është e gatshme të paguajë 10 milionë euro për Garsian, por Barcelona nuk beson se kjo është e mjaftueshme.
Bisedimet me gjasë do të zhvillohen deri në ditët e fundit të afatit kalimtar, me të dy klubet që synojnë të bëjnë presion ndaj njëra-tjetrës. Ishte raportuar më herët në janar se Barcelona dhe Xhirona kanë arritur marrëveshje për Garcian, por se largimi i tij varej nga e ardhmja e Ronald Arauhos.
Me uruguaianin që duket se do të mbetet pjesë e blaugranasve, kjo do ta lejonte Barcelonën që ta largonte një lojtar i cili do të mbetet pa kontratë pas 18 muajsh.
Nëse marrim parasysh të gjitha këto, Flik mund të argumentojë se përveç në rast se shuma e parave është e mjaftueshme për të sjellë përforcime, Barcelona do të fitojë më shumë nga një shitje tani se sa në verë.