Përcaktohen çiftet çerekfinaliste, avancojnë Janik Siner e Iga Sviatek

Janë mbyllur takimet e raundit të katërt të grand slam-it të Australian Open në tenis, duke përcaktuar edhe çerekfinalistët e fundit. Te meshkujt, numri 1 në botë, italiani Janik Sinner, fitoi 3-1 ndaj danezit Holger Rune (6-3, 3-6, 6-3, 6-2).

Në çerekfinale shkon edhe italiani tjetër Lorenzo Sonego, që mundi 3-1 Learner Tien. Një biletë për më tej siguron edhe amerikani Ben Shelton, që përfitoi nga tërheqja në setin e katërt e francezit Gael Monfils (7-6, 6-7, 7-6, 1-0). Çerekfinalisti i fundit është Aleks de Minaur i Australisë.

Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Sviatek, mundi 2-0 (6-0, 6-1) Eva Lys, duke avancuar më tej. Të njëjtën gjë bën edhe Elina Svitolina e Ukrainës, që mundi po 2-0 Veronika Kudermetova. Dy tenistët e fundit që fituan janë amerikanet Ema Navarro e Madison Kejs, që mundën respektivisht me të njëjtin rezultat 2-1 Daria Kadatkina dhe Elena Ribakina.

 

Çerekfinale-Femra

 

C.Gauff – P.Badosa

A.Sabalenka – A.Pavliçenkova

E.Navarro – I.Sviatek

M.Kejs – E.Svitolina

 

Çerekfinale-Meshkuj

T.Paul – A.Zverev

C.Alkaraz – N.Gjokoviç

B.Shelton – L.Sonego

J.Sinner – A.de Minaur

LEXO EDHE:

Back to top button