Nesër dita e fundit për evakuim nga Afganistani, Shkupi në pritje të refugjatëve

Qeveria nuk ka ndonjë paralajmërim as për këtë javë se kur mund të mbërrijnë refugjatët afganë në vend. Nga Qeveria thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim se kur mund të pritet aeroplani me refugjatë, edhe pse afati i evakuimit nga Afganistani skadon nesër.

Gjendja është e pandryshuar dhe priten informata të reja nga Kabuli dhe të gjitha mundësitë janë të hapura. Ardhja e tyre varet nga kushtet e sigurisë për organizimin e fluturimeve për evakuim”, thonë nga Qeveria.

Qeveria mori përsipër të sigurojë qëndrim të përkohshëm prej rreth 90 ditësh për qytetarët e Afganistanit të punësuar në misione humanitare, demokratike dhe ndërkombëtare paqeruajtëse, aktivistë nga organizatat e të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë dhe familjet e tyre.

Ndërkohë, në vendet e tjera të rajonit tashmë kanë arritur qytetarët e evakuuar nga Afganistani. Këtë mëngjes në Tiranë arritën 150 afganë të tjerë nga Abu Dhabi. Për katër ditë në Shqipëri janë evakuuar gjithsej 607 shtetas afganë. Shqipëria do të marrë deri në 4,000 afganë. 111 afganë, kryesisht gra dhe fëmijë, mbërritën në aeroportin e Prishtinës mbrëmë. Kosova ofron strehim të përkohshëm për 2,000 qytetarë afganë.

Para shumë viteve, ne ishim viktimë e një gjenocidi dhe u detyruam të largohemi. Prandaj, siç them shpesh, ne shumë mirë e njohim dhimbjen e tyre. Nuk duam t’i detyrojmë të gjithë, jo vetëm që të ndjehen të mirëseardhur, por edhe të sigurt pas tmerrit në të cilin kanë kaluar. Por, njëkohësisht, jemi krenarë që u bashkëngjitemi aleatëve të tjerë të NATO-s, sidomos SHBA-ve, dhe kjo është më se e rëndësishme”, tha Vjosa Osmani, presidente e Kosovës.

Këto ditë, shtetas afganë arritën edhe në Kroaci. Në aeroportin e Zagrebit arritën 19 persona, prej të cilëve 10 të mitur. Kroacia vendosi që të pranojë 20 shtetas të Afganistanit.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button