Nesër ditë zie në Kosovë për viktimat e tragjedisë në Bullgari

Për tragjedinë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, Presidenca e Kosovës ka vendosur që nesër në tërë territorin e saj të shpallë ditë zie.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentes së Kosovës./Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button