Nesër në Tetovë protestë për Spitalin Modular
Nesër në Tetovë protestë për Spitalin Modular

Pas publikimit të hulumtimit të punuar nga IRL me titull “Vrasje në Tetovë”, ditën e nesërme, përpara Gjykatës Themelore të Tetovës, një grup qytetarësh pritet të protestojnë duke kërkuar që para drejtësisë të dalin fajtorët e vërtetë. Ngritja në protestat e nesërme të orës 12:00, ka ardhur si pasojë e shpalosjes së disa fakteve mbi parregullsitë që nga marrja e tenderit për ndërtimin e modularëve e deri tek materialet e përzgjedhura për ndërtimin e këtij objekti. Ftesa për protesta është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa organizator janë vetë banorët.