Netanyahu: Irani kërcënimi më serioz për Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti sot Iranin si kërcënimin më serioz me të cilin përballet Lindja e Mesme dhe u zotua të mos lejonte kurrë vendin të merrte armë bërthamore.

“Në Lindjen e Mesme, nuk ka asnjë kërcënim më serioz, më të rrezikshëm, më të ngutshëm sesa ai i paraqitur nga regjimi fanatik në Iran”, tha Netanyahu në një komferencë të përbashkët me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Komentet e tij erdhën një ditë pas një sulmi kibernetik në një impiant kryesor bërthamor iranian, të cilin Teherani e quajti një akt terrorizmi të kryer nga Izraeli.

Izraeli, i cili rrallë komenton mbi operacionet sekrete jashtë vendit, nuk ka konfirmuar ose mohuar ndonjë përgjegjësi për sulmin ndaj objektit bërthamor nëntokësor Natanz.

Fabrika në Iranin qendror prodhon, ndër të tjera, centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit.

LEXO EDHE:

Back to top button