Netanyahu kërkon mandatin e radhës në zgjedhjet e katërta në dy vjet

Izraelitët po votojnë sot në zgjedhjet e katërta kombëtare në dy vjet, të cilat shumë kanë frikë se do të çojnë përsëri në një koalicion qeverisës të paqëndrueshëm.

Zgjedhja kryesore për votuesit do të jetë midis blloqeve që mbështesin kryeministrin prej një kohë të gjatë tashmë, Benjamin Netanyahu dhe atyre që kërkojnë ta heqin atë.

Sondazhet parashikojnë që ”Likud” i krahut të djathtë të Netanyahut do të dalë përsëri si partia më e madhe e Izraelit në Knesset.

Por, ato gjithashtu parashikojnë që 71-vjeçari do të përballet me vështirësi të mëdha në ndërtimin e një koalicioni qeverisës të qëndrueshëm dhe funksional të mbështetur nga shumica e të paktën 61 ligjvënësve në legjislaturën me 120 vende.

Një qeveri jetëshkurtër dhe e tensionuar e unitetit emergjent, e formuar me ish-rivalin e fraksionit ”Bardheblu” të Benny Gantz vitin e kaluar për të luftuar pandeminë, u rrëzua në dhjetor mes mosmarrëveshjeve buxhetore.

LEXO EDHE:

Back to top button