S’ka trilogji në mes Holifilldit dhe Tajsonit

Sfida e tretë e boksit mes dy prej ikonave të këtij sporti, Majk Tajson dhe Ivander Holifield, është anuluar.  Stafi i Holifieldit, përmes një deklarate për mediat, u shpreh se “Iron Mike” ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë dollarësh për t’u ngjitur në ring. Ideja ishte që Holifild dhe Tajson të duelonin për herë të tretë mes tyre më 29 maj, në Majami.

 

 

“Mendonim se kishim një marrëveshje, se gjithçka ishte e mbyllur, por më pas, stafi i Tyson refuzoi gjithçka,” tha mes tjerash menaxheri i Holifilldit.

Nuk ka munguar replika e Majk Tajson, që sqaroi se tjetër kompani mban të drejtat e garave të tij.

 

“Dua të sqaroj se nuk do të bëj më pjesë e kompanisë “Triller” (organizoi duelin e nëntorit ndaj Roj Xhounsit). Unë jam partner me një kompani tjetër dhe sfida ime e radhës do të organizohet nga Legends Only League”.

 

Dy boksierët kanë dueluar dy herë më parë mes tyre. Në vitin 1996, Holifield fitoi me nokaut teknik në raundin e 11-të, por të gjithë kujtojnë sfidën e dytë. Një vit më vonë (1997), Majk Tajson kafshoi veshin e Holyfield dhe u s’kualifikua.

Kujtojmë se Tajson u rikthye në ring nëntorin e kaluar, në një duel “shoë” me 8 raunde, ku barazoi me Roj Xhounsin. Ajo sfidë gjeneroi 60 milionë dollarë fitime (1.6 milionë PPV).

LEXO EDHE:

Back to top button