Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Lideri izraelit raportohet se po refuzon të flasë në telefon me homologun britanik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thuhet se po i shmanget një telefonate nga kryeministri britanik, Rishi Sunak, i cili duhej të fliste dje me liderin izraelit.

Zyra e kryeministrit izraelit thotë se raporti nuk është i vërtetë, por nuk do të thotë nëse dy liderët kanë folur deri më tani, thonë burimet e timesofisrael.

Lideri britanik kishte deklaruar gjatë ditës së djeshme se “do të fliste së shpejti me kryeministrin Netanyahu për të shprehur solidaritetin tonë me Izraelin… dhe për të diskutuar se si mund të parandalojmë përshkallëzimin e mëtejshëm”, pas sulmeve masive ajrore iraniane drejt Izraelit herët, shkruan fiancialtimes.

Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë ishin një nga disa forcat ajrore të huaja që morën pjesë në rrëzimin e dronëve iranianë gjatë breshërisë së madhe të së shtunës mbrëma drejt Tel Avivit.

Ndryshe, Britania e Madhe i ka dhënë mbështetje të pakufizuar shtetit izraelit në luftën kundër militantëve palestinez, Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorit më 7 tetor të vitit të kaluar në Tel Aviv.

LEXO EDHE:

Back to top button