Nevoja për fushatat e interesit publik në media

Qyteti i Shkupit ka nevojë për hapësirë shtesë mediatike. Prandaj, për 130 mijë euro përmes një agjencie marketingu do të reklamohet – në bilborde, panoa, tabela ndriçuese, autobusë, stacione autobusi. Përveç kësaj mënyre klasike të promovimit, arritjet e administratës së qytetit të Shkupit të udhëhequr nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov do të jenë të dukshme edhe në Facebook dhe Google. Qyteti justifikon shpenzimin e mijëra eurove për promovim me atë që mediat nuk kanë ofruar aq hapësirë sa këta kanë informata për të njoftuar. Agjencia e marketingut në emër të Qytetit të Shkupit duhet të blejë hapësirë reklamuese edhe në portalet informative dhe argëtuese.

- Advertisment -

Nuk bëhet fjalë për blerje klasike të hapësirës mediatike për qëllime promovuese, por hapësirë për vendosjen e informacioneve dhe fushatave të ndryshme të shërbimit për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit për sfida e ndryshme komunale – thonë nga Qyteti i Shkupit.

Pyetëm Qeverinë, si e shohin ata vendimin e Qytetit të Shkupit për angazhimin e agjencisë së marketingut për t’u reklamuar? Ata na thanë – nuk ka asgjë kontestuese. Ligji për audio dhe shërbime vizuale – konkretisht neni 102 nuk i ndalon institucionet të prokurojnë shërbime të jashtme për promovim. Nga Qeveria thonë se edhe Qeveria madje duhet të organizojë fushata të ngjashme.

Është e domosdoshme të përcaktohen mekanizmat, dhe kjo do të thotë ndryshim adekuat i nenit 102, për t’u mundësuar institucioneve të realizojnë komunikime publike (fushata), ekskluzivisht për interes publik dhe përmes radiodifuzerëve në tema që janë jetike për qytetarët dhe shtetin, siç janë për shembull, vaksinimi, lufta kundër korrupsionit, ballafaqimi me dezinformata dhe të ngjashme – njoftojnë nga Qeveria.

Qyteti i Shkupit marrëveshjen me agjencinë e marketingut e ka nënshkruar më 11 shkurt dhe është e vlefshme për 13 muaj. Kjo do të thotë se do ta përfshijë edhe periudhën e zgjedhjeve lokale në vjeshtë. Sipas marrëveshjes së publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik, oferta e kësaj agjencie ka qenë e vetmja.

Bojan Stojanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button