Bërns: Regjistrim duhet të ketë, zgjedhjet nuk i zgjidhin të gjitha problemet

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns ka vlerësuar se regjistrimi i popullsisë që pritet të ndodh gjatë pranverës së këtij viti, është i rëndësishëm. Ajo ka deklaruar, se mungesa e të dhënave të popullsisë, u ka kushtuar shumë sjelljes së politikave.

“Mungesa e të dhënave të popullsisë u ka kushtuar shumë politikave publike. Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të ketë regjistrim dhe të shkohet para, si statistikë praktike, dhe jo politike”, tha ambasadorja Bërns.

Ndërkohë duke folur për zgjedhjet lokale, ka vlerësuar se ato e shprehin zërin e qytetarëve, por nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet në shtet.

“Ato e shprehin zërin e qytetarëve dhe gjykimin e tyre, por nuk janë elementi i vetëm dhe nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet”, tha Bërns në një intervistë për televizionin Kanal5.

Bërns: Në rast se njerëzit vërejnë korrupsion, atëherë ekziston problem

Reformat nuk janë të patjetërsueshme vetëm për aspiratat drejt BE-së, por janë nevojë, janë domosdoshmëri.
Vendi juaj tani po ballafaqohet me një sfidë shumë serioze, posaçërishtë të rinjtë, të cilët pyeten nëse këtu ka ardhmëri, a mund të fitojnë, a do të kenë mundësi. Keni qytetar të cilët janë të frustruar nga korrupsioni, nga reformat e pamjaftueshme dhe përparimit në të cilin kanë shpresuar”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve në vend, Kejt Mari Bërns, në një intervistë për Kanal5.

LEXO EDHE:

Back to top button