New York, stuhi që shkaktuan përmbytje masive

New York, stuhi që shkaktuan përmbytje masive

Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit u përmbytën, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll gjatë ditës së djeshme.Në disa pjesë të qytetit ka rënë shi deri në 20 centimetra, raporton cnn.

Guvernatorja Kathy Hochul ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në New Jork, Long Island dhe Luginën Hudson, “për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit se koha është për “vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi ishte vendosur një gjendje e jashtëzakonshme.

“Disa nga metrotë tona janë të përmbytura dhe është shumë e vështirë të lëvizësh nëpër qytet”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ndryshe, autoritetet amerikane deri më tani nuk kanë raportuar për viktima, pos për dëme të shumta materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button