New Yorku vendos masa të reja kundër Covid-19

Andrew Cuomo, guvernatori i New Yorkut, dje njoftoi kufizime të reja kundër përhapjes së Covid-19.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi të premten në orën 22:00 sipas kohës lokale.

Baret, restorantet, kafenetë, palestrat ose qendrat e fitnesit do të mbyllen nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Pas orës 22:00 lejohet puna e objekteve gastronomike që punojnë “take and go”. Përveç kësaj, tubimet e brendshme dhe të jashtme në rezidencat private do të kufizohen në jo më shumë se 10 persona.

“Rregullat janë të mira aq sa zbatimi. Qeveritë lokale janë përgjegjëse për zbatimin. Unë kam nevojë që qeveritë lokale ta zbatojnë këtë”, tha guvernatori Cuomo në një deklaratë.

Masat janë vendosur për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në të gjithë vendin. New Yorku aktualisht ka më shumë se 520 mijë raste me koronavirus. Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, SHBA ka më shumë se 10.3 milionë infeksione dhe më shumë se 240 mijë viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button