Neziri: Gjykata edhe njëherë lëndoi familjarët e viktimave të Llaskracës

Neziri: Gjykata edhe njëherë lëndoi familjarët e viktimave të Llaskracës

Aleanca për Shqiptarët kërkesën e gjykatëses Dijana Gruevska për super ekspertizë për aksidentin në Llaskarcë e vlerëson si veprim për të zvarritur procedurën gjyqësore dhe për t’u mbrojtur të akuzuarit në këtë rast. Nga kjo parti apeluan deri te organet e drejtësisë që ky rast të marrë epilog sa më shpejt ndërkaq theksuan nevojën e vetingut në gjyqësor.

“Sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave të tragjedisë së Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me anulimin më banal, se nuk është kryer super ekspertiza. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo super ekspertizë është e shpikur për të shtyrë seancën dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe të gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbush 1 vit nga tragjedia me autobusin e Besa Transit në Bullgari, as ky e as rasti i Llaskarcës nuk po marrin epilog dhe gjithë kjo falë gjyqësorit të kontrolluar jo vetëm nga politika, por edhe nga grupet e interesit. Aleanca për Shqiptarët apelon tek organet e drejtësisë që t’i jap fund talljes me viktimat dhe familjarët e tyre, këto raste skandaloze e bëjnë të domosdoshëm vetingun dhe reformën rrënjësore në gjyqësor, prokurori dhe në organet e tjera të sistemit shtetëror”, deklaroi Adnan Neziri, ASH./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button