Neziri: Kjo qeveri ka mbështetje të sigurt në Kuvend, së paku 64 deputetë do të votojnë pro

Neziri: Kjo qeveri ka mbështetje të sigurt në Kuvend, së paku 64 deputetë do të votojnë pro

Analisti politikë Xhelal Neziri i ftuar në “360 Gradë” në Alsat, derisa komenton zhvillimet e fundit politike lidhur më ndryshimet në Qeveri, u shpreh se Qeveria aktuale me hyrjen e ASH-së në Qeveri ka mbështetje të sigurt në kuvend. Neziri madje tha se së paku 64 deputetë do të votojnë pro përbërjes së re qeveritare, shkruan Alsat.

“Nuk kemi një pasqyrë të qartë se në cilën anë do të rreshtohen deputetët, posaçërisht pas këtyre ndasive të shkaktuara nga hyrje daljet e partive politike në Qeveri, ose në koalicionin qeverisës. Mirëpo sipas gjitha gjasave kjo qeveri, ose ky koalicion qeverisës ka një mbështetje të sigurt në parlament, pra ka një shumicë parlamentare të qëndrueshme, tani me hyrjen e ASH-së, dhe më së paku 64 deputetë do të votojnë qeverinë e re në pushtet ku bën pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët”, deklaroi Xhelal Neziri, analist. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button