Paris: Një burrë qëllon me armë nga ballkoni, policia rrethon zonën

Paris: Një burrë qëllon me armë nga ballkoni, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e sotme, një burrë ende i paidentifikuar nisi të qëllonte nga dritarja e ballkonit të tij në lagjen 15 të kryeqytetit francez të Parisit. 

Kjo ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, ka pohuar një burim brenda shërbimeve policore franceze, duke shtuar se fatmirësisht askush nuk është lënduar si pasojë e incidentit.

Prefektura e Policisë deklaroi në Twitter se zona përreth rrugës Saint-Amand në lagjen 15 të Parisit është e rrethuar dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg.

BFM-TV raportoi se burri qëlloi plot shtatë herë.

Sipas një gazete të përditshme Le Parisien, burri, i cili thuhet se është në moshë të thyer dhe ndoshta nën efektin e alkoolit, qëlloi në ajër dhe më pas u barrikadua brenda banesës së tij.

Qëllimet e tij për këtë veprim të pakontrolluar dhe krejtësisht të papërgjegjshëm mbeten ende të paqarta.

Kujtojmë se edhe nëse qëllohet në ajër, hapja e zjarrit me armë të ftohta sidomos në zona të banuara konsiderohet i ndaluar pasi mund të shkaktojë dëme dhe incidente që shpesh përfundojnë edhe me vdekje./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button