Neziri: Mbështesim veprimin e Qeverisë, agresori duhet të dënohet

Për deputetin e ASH-së, Adnan Neziri qëndrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kundrejt Rusisë është i drejtë sepse siç u shpreh ai, agresori duhet të dënohet. Sipas Nezirit integriteti i çdo shteti duhet të mbrohet. Veprimi i Rusisë nuk duhet të tolerohet sepse mund të përhapet edhe në vendet tjera, shkruan Alsat.

“Agresioni duhet të dënohet dhe kuptohet integriteti territorial i çdo vendi duhet të mbrohet. Është veprim shumë i arsyeshëm. Ishte mirë që në parlament thuajse, me përjashtim të disave u përkrah dhe besoj se kjo do të jetë një porosi shumë e mirë ndaj çdokujt, kushdo qoftë. Për rastin konkret të Rusisë, asnjë shtet nuk ka drejtë të bëj agresion dhe kuptohet të pushtoj vend tjetër, dhe të bëj vrasje të civileve, shkatërrim të ekonomisë, të shkaktoj krizë ekonomike botërore. Besoj se është veprim i qëlluar dhe e përkrahim me përkushtim me arsyen se agresorët duhet të dënohen”, tha Adnan Neziri, ASH. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button