Nga aksioni i policës në Haraçinë janë arrestuar 6 persona (Video)

Policia ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme marijuhane në Haraçinë. Zëdhënësi i policisë, Toni Angellovski nuk përmendi sasinë e drogës së sekuestruar por tha se në aksionin e policisë janë arrestuar gjashtë persona.
Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike, gjatë dtës së djeshme dhe të sotme ka ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitete me qëllim zbardhje të veprës penale vjedhje e kryer mes datës 4 dhe 5 dhjetor në një depo kompanie në Josifovë të Valandovës ku janë marrë rreth 2 tonë marijuhanë. Pias paraqitjes së rastit janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet, ndërsa pas marrjes së të dhënave operative janë kryer bastisje në Haraçinë, Mojanëcë e Epërme, Shkup dhe disa lokacione tjera ku është gjetur një pjesë e drogës dhe sende tjera që kanë të bëjnë me veprën penale- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës I Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Video