Nga java e ardhshme pritet ulja e temperaturave, qytetarët ankohen për çmimet e larta të druve

Nga java e ardhshme pritet ulja e temperaturave, qytetarët ankohen për çmimet e larta të druve

Gazetare: Ajnur Bafqari

Nga java e ardhshme sinoptikët paralajmërojnë ulje graduale të temperaturave dhe kushte për reshje të borës. Më i ftohtë pritet të martën, ku në disa vende në orët e paradites, termometri do të shënojë temperatura nën zero. Qytetarët thonë se janë të gatshëm të presin dimrin, por nuk e dinë se si do ta përcjellin. Ata ankohen për çmimin e lartë të druve që ka arritur deri në 100 euro për metër kub edhe pse ndërmarrja e pyjeve thonë se çmimi është 3564 denarë pa TVSH.

“Këtë dimër jemi përgatitur me dru, i paguajmë nga 100 euro për metër kub, domethënë nuk është në rregull, tani thonë se çmimi më i lartë është 4500, le të shkojnë të shohin të verifikojnë pasi edhe tani i shesin nga 5500 denarë, domethënë nuk ka kontroll, në këtë shtet asgjë nuk vlen, askush nuk ndërmerr asgjë që ta mbrojnë qytetarin e thjesht. Për rrymën paralajmëruan shtrenjtim, kjo është e padurueshme, si do të durojmë do të shohim, shëndet.”

“Me dru… shtrenjt, por drunjtë i barti vetë, nëpër ara çfarë kam.”

“ Ne jemi të përgatitur, me dru.. ”
Të vetëdijshëm për faturat e larta të energjisë elektrike, disa nga qytetarët megjithatë do të ngrohen me rrymë.

“Me rrymë… Do të jenë çmimet më të larta me siguri, janë më të larta.”
Ndërsa disa të tjerë thonë se të vetmen alternativë kanë ngrohjen.

“ Ne kemi ngrohje, kam vërejtur se vitin e kaluar ishte normal, tani është vetëm sa të themi se kemi. E ndalin natën dhe e lëshojnë pak para se të del dita, rreth orës 5, kjo është shumë diskutabile….Vendi ku jetojmë ka ngrohje dhe nuk kemi opcion tjetër, duhet patjetër atë ta përdorim. ”/Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button