Serhio Ramos: Spanja nuk humbet, Spanja mëson

Mbrojtësi dhe kapiteni legjendar Serhio Ramos ishte një nga të përjashtuarit e kombëtares së Spanjës në Botërorin “Katar 2022”. 36-vjeçari nuk u grumbullua nga trajneri Luis Enrike në Kupën e Botës.

Pas eliminimit të Spanjës nga ky turne, Ramos ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai ka mbështetur ekipin kombëtar, ku ai mban rekordin e ndeshjeve të luajtura.

“Sot, më shumë se kurrë, jam krenar për flamurin tonë. Jam krenar për vendin tonë dhe krenar prë skuadrën tonë. Spanja nuk humbet, Spanja mëson. Spanja rrëzohet, pengohet por arrin të ngrihet dhe vazhdon të luftojë. Do të rikthehemi dhe do të jemi më të fortë. Forca Spanja”, shkruan Ramos.

Edhe pse mbrijtësi i PSZH-së pati disa polemika me trajneri Luis Enrike para Botërorit, ai ka evituar të komentojë për këtë gjë, apo të kritikojë.

LEXO EDHE:

Back to top button