Nga KShPK me apel për përmirësimin e ligjeve që rregullojnë lëshimin e licencave për objektet gastronomike

Nga KShPK me apel për përmirësimin e ligjeve që rregullojnë lëshimin e licencave për objektet gastronomike

Gazetar: Mihajllo Donev

Precizimi i ligjeve që rregullojnë lëshimin e licencave për objektet gastronomike, rishikimi i lartësisë së gjobave për kundërvajtje, kontrolle të detyrueshme nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut, janë vetëm një pjesë e apeleve që sot i dërguan anëtarët e Komisionit anti-korrupsion, pasi me iniciativë të tyre bënë analizë të Ligjit për veprimtari  gastronomike pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 61 persona. Janë evidentuar mospërputhje të shumta ligjore që lënë hapësirë për keqpërdorime serioze.

“Ekzistojnë rreziqe të shumta rregullatore që burojnë nga procedura të rregulluara në mënyrë jo të saktë, jo të plotë dhe jokonzistente, mungesa e mekanizmave funksionalë të kontrollit, si dhe mundësia për përmbushjen deklarative të kushteve pa verifikim real nga organi kompetent. Vërehet mospërputhje ligjore me ligje të tjera sistemore, para se gjithash me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese dhe Ligjin për kundërvajtje, gjë që çon në pasiguri juridike dhe zbatim të ndryshëm në praktikë”, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së.

Të gjitha këto vërejtje do t’u dorëzohen hartuesve të ligjeve, ndërsa anëtarët e Antikorrupsionit presin që reagimi i tyre të ketë fuqi parandaluese.

“Presim fuqizim të qasjes parandaluese dhe në vend që të reagojmë ndaj praktikave korruptive post- faktum, të kemi proaktivitet, me ç’rast do të mundësohet që ligjet të jenë të çliruara nga rreziqet korruptive. Të gjitha këto, siç e përmenda edhe më herët, janë rezultate të kësaj kontrolle antikorrupsion dhe do të jenë në mënyrë publike të qasshme, i gjithë procesi do të jetë transparent dhe publik, ndërsa raportet dhe rekomandimet do t’i dorëzojmë përveç propozuesve të ligjeve, edhe te Qeveria dhe Kuvendi, me qëllim që të përmirësohen këto ligje”, u shpreh Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së.

Përveç Ligjit Për Veprimtari Gastronomike, rekomandime për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore do të dorëzohen edhe për Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, por edhe për Ligjin për Mbrojtje nga Lëndët Eksplozive, ku Antikorrupsioni vëren se më shumë se 15 vjet në vend nuk ka ndalim për përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura, diçka që drejtpërdrejt çoi në zjarrin në diskotekën PULS në Koçan. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button