Nga mesnata shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

Nga mesnata shtrenjtohen sërish derivatet e naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të
shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,32 % në raport me vendimin e datës 5.2.2024.

Nga data 13.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 79,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,732 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/l dhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 0,620 den/kg.

LEXO EDHE:

Back to top button