Nga MPJ-ja me sqarim pse nuk u lejua fluturimi i avionit të Lavrov

Ministria e Punëve të Jashtme refuzoi kërkesën e Ambasadës Ruse për miratim të posaçëm për shfrytëzimin e hapësirës ajrore për fluturime drejt Beogradit, për shkak se Qeveria tashmë ka marrë vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë për kompanitë ajrore në pronësi të Federatës Ruse. Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar sot lidhur me vendimin për të mos lejuar fluturimin mbi hapësirën tonë ajrore me aeroplanin me të cilin ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të udhëtonte në Serbi.

Vendime për ndalimin e fluturimit të avionit të Lavrov mbi hapësirën e saj ajrore kanë marrë edhe Bullgaria dhe Mali i Zi, për çka është anuluar vizita e ministrit të Jashtëm rus në Beograd, e planifikuar për sot dhe nesër.

Sipas njoftimeve, gjatë qëndrimit dyditor në Beograd, Lavrov ishte planifikuar të takohej me presidentin serb Alesandar Vuçiq, ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq, kryetarin e Kuvendit Ivica Daçiq dhe kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Porfir.

Lidhur me ndalimin, Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se kjo mbyll një tjetër kanal komunikimi.

Vendet përreth Serbisë mbyllën kanalin e komunikimit, duke mos lejuar fluturimin e avionit të Sergei Lavrov, i cili po përgatitej për të vizituar Serbinë. Delegacioni rus do të mbërrinte në Beograd për bisedime. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, kanë mbyllur një tjetër kanal komunikimi, tha dje zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke shtuar se “Moska nuk po krijon një perde të re të hekurt, por Evropa po e rrethon Rusinë”.

LEXO EDHE:

Back to top button