fbpx

Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Mitrovicë


Në Mitrovicë, gjatë mbrëmjes së të premtes është arrestuar një person i cili kishte ngacmuar seksualisht një femër.

Policia kanë njoftuar se i dyshuari kishte ngacmuar vajzën duke i dërguar sms. I njëjti ishte nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte ngacmuar seksualisht duke i dërguar mesazhe me sms viktimën femër kosovare. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit iu ka bërë matja me alkotest dhe ka rezultuar 3.25%. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

fv

LEXO EDHE:

Back to top button