Këndet e lojërave në vend mezi mbijetojnë


Mbi 1000 punonjës në rreth 100 kënde lojërash në vend janë në prag të ekzistimit. Kjo veprimtariështë mbyllur më shumë se gjashtë muaj. Një nuk jetohet pa rroga, tha për Alsat, Trajko Nikollovski, përfaqësues i Shoqatës së Pronarëve të Këndeve të Fëmijëve. Kërkojnë nga autoritetet t’i pranojnë protokollet e tyre që të fillojnë me punë.

I paraqitëm protokollet dhe hoqëm dorë nga shumë gjëra. Vetëvetiu kemi vendosur kritere të rrepta. Për shembull, në protokoll nuk do të ketë tortë, fëmijët do të fryjnë në plastikë që të mbrohen”, deklaroi Trajko Nikollovski – kryetar i Shoqatës së këndeve të lojërave.

Sugjerohen edhe lojëra në distancë që të mbrohen pjesëmarrësit. Për tejkalim më të lehtë të krizës, kjo Shoqatë kërkon ndihmë financiare nga shteti, por edhe lehtësime të tjera tatimore.

Kërkojmë pagë minimale bruto për të mbijetuar, sepse nuk mund të ketë jetë pa pagë. Edhe ne duam të kemi paga, por nuk punojmë, puna jonë është ulur në zero, qarkullimi jonë gjithashtu është reduktuar në zero. Kërkojmë shtyrje të harxhimeve komunale ndaj kompanitë – u shpreh Trajko Nikollovski- kryetar i Shoqatës së këndeve të lojërave.

Pronarët e këndeve të lojërave nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria teknike. Shkresë të shkurtër kanë marrë vetëm nga Komisioni për Sëmundje Infektive ku thuhet se për shkak të pandemisë, kjo veprimtari nuk mund të funksionojë. Shoqata tani kërkon nga Qeveria e ardhshme të lejojë të hapen këndet me protokolle të rrepta. Mundësia e fundit është protesta për të cilin shpresojnë se nuk do të ndodhë, por do se të lejohen të punojnë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button