Ngërç në Kuvend, Mickoski: Vështirë të arrihet marrëveshje për zgjedhjet

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Kryeministri Hristijan Mickoski është gjithnjë e më pak optimist se do të arrihet marrëveshje mes partive politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pesimizmi i tij siç thotë kryeministri, bazohet në takimin e djeshëm që partitë politike e mbajtën në Kuvend. Në takim pati mbetur të zgjidhet pengesa e fundit, përkatësisht votimi i diasporës por E Majta ka kushtëzuar me kërkesa të tjera sikurse një njësi zgjedhore dhe rritje të buxhetit për reklamim në fushatë zgjedhore.

Ne nuk duam ta shtyjmë me flamur evropian dhe të duket sikur me forcë po e bëjmë. Menduam se kemi punë me njerëz të pjekur e të përgjegjshëm të cilët kujdesen për të ardhmen e vendit por si duket interesat partiake dhe moçali politik partiak, interesat financiare e disa interesa të tjera janë mbi të gjitha. Këtu nuk mund të ndihmojmë. Kjo është përafërsisht. Nga e hëna do të vazhdojnë bisedimet por pas mbledhjes së djeshme gjithnjë e më tepër jam optimist. – Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Në takim siç njoftoi Mickoski, VMRO-DPMNE ka propozuar që diaspora të votojë përmes postës pasi për opozitën ishte e pa pranueshme që votimi të bëhet online.

Ne jemi të gatshëm gjithçka të pranojmë. Ja publikisht themi, edhe një zonë zgjedhore, edhe buxhet më të lartë për ato parti të cilat nuk janë në ato 4 të parat, le të ketë le të reklamohen, nëse e kanë për para ja le të jetë dhe ajo. Vetëm le ta kalojmë Kodin Zgjedhor por si duket te këto parti politike të vetëdijshëm për humbjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ekziston frikë dhe përpiqen ta bojkotojnë që të mos zbatojmë 10/10 indikatorë nga agjenda reformuese.. – Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Mickoski thotë se është e rëndësishme që shtetasve nga diaspora që kanë pasaportë t’u mundësohet votimi nga vendet ku jetojnë, pa pasur nevojë të udhëtojnë qindra kilometra deri në ambasadën ose konsullatën më të afërt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button