Ngrënia në orët e vona është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Ngrënia në orët e vona është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Nuk është e pazakontë të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e veçanërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke parë ndonjë emision televiziv.

Ekspertët shëndetësorë janë duke paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë aktivitet sepse ngrënia gjatë natës mund të sjellë probleme serioze shëndetësore.

Shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë.

Përveçse konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.

Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes çrregullon sistemin e gjumit gjithashtu.

LEXO EDHE:

Back to top button