Nigeriania gjuhet me gurë, rrihet e vritet pasi u dyshua për blasfemi për profetin Muhamed

Një studente në Nigerinë veriore u vra nga një turmë njerëzish që e gjuajtën me gurë, e rrahën dhe i vunë zjarrin pasi u dyshua se kishte postuar deklaratë blasfemuese kundër profetit Muhamed, sipas policisë, shkruan CNN të premten.

Studentja, Deborah Yakubu, u rrethua nga kolegë studentë dhe u sulmua të enjten, thuhet në deklaratën e policisë nigeriane.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Shehu Shagari në Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë dhe shkolla është mbyllur menjëherë.

“Studentët e larguan me forcë viktimën nga dhoma ku ajo ishte fshehur nga autoritetet e shkollës, e vranë dhe dogjën dhomën e saj”, ka thënë zëdhënësi i policisë Sanusi Abubakar.

Guvernatori i shtetit Sokoto, Aminu Tambuwal lëshoi ​​urdhër për mbylljen e shkollës dhe udhëzoi Ministrinë e Arsimit të Lartë dhe agjencitë e sigurisë të hetojnë incidentin.

Një video, e cila qarkulloi në rrjetet sociale pas vrasjes, tregonte personat që kishin sulmuar Yakubun duke festuar pasi e kishin vrarë atë.

Dy persona deri tani janë arrestuar në lidhje me incidentin.

LEXO EDHE:

Back to top button