Nikola Jokiç, firmos kontratën e re dhe vendos rekord në NBA

Fituesi i dyfisht i çmimit “MVP” në NBA, Nikola Jokiç, do të vazhdojë kontratën me Denver Nagetsin, deri në vitin 2028 dhe me të këtë rast do të përfitojë shumën rekord, në vlerë prej 264 mln dollar.

Në kohë të njëjtë është edhe kontrata më e shtrenjtë e firmosur nga një baskëtbollist në NBA, pasi që Jokiç tejkaloi rekordin e Bredli Billit, i cili vetëm disa orë më parë, firmosi kontratën 5 vjeçare me Uashington Uizards në vlerë prej 251 mln dollar.

Kujtojmë se Jokiç erdhi te Denveri në vitin 2015, ndërsa sezonin e kaluar u bë basketbollisti i parë në historikun e NBA-s që ka shënuar më shumë se 2 mijë pikë, 1000 kërcime dhe 500 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button