Nikolloski: Ndërtimtaria u rrit me 21,9 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2026
Në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërtimtaria u rrit me një shifër prej 21,9 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, publikoi në rrjetin e tij Facebook ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Nikollovski theksoi se janë përfunduar punimet me vlerë totale prej 14,9 miliardë denarë ose përafërsisht 242 milionë euro dhe se rritja e ndërtimtarisë është një mbështetëse e mirë e ekonomisë vendase.
“Këto shifra tregojnë se politikat e Qeverisë po japin rezultate, investimet në: autostrada, rrugë eksprese, hekurudha, mbi 1.200 projekte në komuna, aeroporte do të vazhdojnë me një ritëm edhe më të shpejtë. Po e bëjmë vendin një udhëkryq të vërtetë strategjik në Ballkan. Po e ndërtojmë Maqedoninë”, shkroi Nikolloski në Facebook.








