Nikollovski: Kroacia miraton ligjin për viza afatgjata për shoferët profesionistë nga Maqedonia
Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të lëshojë viza afatgjata për shoferët profesionistë nga rajoni. Kuvendi kroat ka miratuar ndryshimet në Ligjin për të huajt, me çka hapet mundësia për viza të posaçme afatgjate për shoferët profesionistë nga rajoni. Kjo pritet ta zgjidhë problemin shumëvjeçar të transportuesve, të cilët për shkak të punës shpesh e tejkalojnë qëndrimin e lejuar në zonën Shengen. Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski ka theksuar se ky ligj do të ndihmojë shoferët profesionistë. Nikolloski pret që edhe shtete të tjera evropiane t’i bashkohen kësaj praktike./Alsat.mk








