Video Lotaria Kasinos Austria sponzor i “Mbrëmjeve operistike të majit”
Videolotaria Kasinos Austria me kënaqësi ju fton në “Madama Butterfly”, një nga veprat më të fuqishme të Puçinit. Në kuadër të edicionit të 54-të të festivalit prestigjioz ndërkombëtar “Mbrëmjet Operistike të Majit”, më 20 maj me fillim në ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të vihet në skenë opera “Madama Butterfly” nga Xhakomo Puçini, e cila konsiderohet si një nga veprat më emocionale dhe më të interpretuara në repertorin operistik botëror
. Dirigjent i shfaqjes është mysafiri nga Greqia, Myron Michailidis, ndërsa regjinë e nënshkruan Aleksandar Tekeliev (Bullgari). Skenografia është e Zhivojin Trajanoviq, kostumografinë e realizoi Lira Grabul, koncert-majster është Verica Lambevska, ndërsa maestro të korit janë Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiq. Në rolin kryesor, Ço Ço San (Madame Butterfly) paraqitet mysafirja nga Italia, Donata D’Annunzio Lombardi, në rolin e Pinkerton – Hektor Lopez (Meksikë), ndërsa në rolin e Sharples – Enrico Marucci (Itali). Në rolet e tjera paraqiten: Marika Popoviq, Ismet Vejseli, Neven Siljanovski, Jane Dunimagloski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievska, Marko Dimovski, Marko Gapo, Darko Stanojloveski, Borko Bidzhovski, Filip Mirçevski, Nikola Çedomirovski, Shinasi Ramdan dhe Vasko Zdravkov, së bashku me korin dhe orkestrin e Operës dhe Baletit Nacional.
Mbështetja e këtyre ngjarjeve është pjesë e një angazhimi afatgjatë për zhvillimin dhe promovimin e kulturës. Kultura dhe muzika kanë fuqinë të frymëzojnë, të bashkojnë dhe të krijojnë përjetime të paharrueshme. Pikërisht për këtë arsye, Videolotaria Kasinos Austria vazhdon të mbështesë ngjarje që pasurojnë skenën kulturore dhe sjellin vlera të vërteta për publikun./Alsat.mk.








