Nikollovski: Prioritet, zbatimi i projektit “Amvisja”

Nikollovski: Prioritet, zbatimi i projektit "Amvisja"

Kandidati i pavarur për kryetar të Qytetit të Shkupit, Dragan Nikollovski, theksoi se një nga prioritetet e tij, nëse fiton besimin e qytetarëve, do të jetë zbatimi i projektit “Amvisja”. Me këtë projekt, Nikollovski njoftoi se brenda 14 ditëve do ta pastrojë qytetin.

“Një nga projektet më të rëndësishme është ta “ndriçojmë” pak qytetin, duke e quajtur projektin “Amvisja”. Brenda 14 ditëve, plus tre ditëve të tjera, do të lëshoj urdhër ekzekutiv për të gjitha ndërmarrjet publike që janë nën juridiksionin jo vetëm të Qytetit të Shkupit, por edhe të të gjitha komunave periferike – të cilat janë shtatë në numër – me të gjitha makineritë që kanë në dispozicion, që të përfshihen në pastrimin e qytetit. Edhe NQP do të përfshihet nga këto urdhëresa ekzekutive, si dhe ‘Ujësjellësi dhe kanalizimi’ dhe të gjitha shërbimet e tjera të qytetit. Brenda 14 ditëve, qyteti duhet të fitojë shkëlqimin e tij”, tha Dragan Nikollovski – kandidat i pavarur për kryetar të qytetit të Shkupit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button