Nikoloski: LSDM i ikën pjesës së dytë të ofertës sonë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Aleksandar Nikoloski, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat ka sqaruar disa nga kërkesat e partisë, për të cilat, siç tha ai, nuk kanë dashur të flasin nga partitë në pushtet.

“LSDM po ikën nga pjesa e dytë e ofertës sonë, që janë katër ekipe, në katër sektorët kyç – ekonomi, shëndetësi, arsim dhe katastrofa nacionale, VMRO-DPMNE të ofrojë njerëz me peshë serioze politike dhe njerëz ekspertë në fushat e tyre, që do të ndihmojë që të zgjidhen problemet dhe paralelisht me këtë të dakordohemi për datën e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Nikoloski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button