Nipi i Luan Krasniqit përballet me argjentinasin Ramirez në Shtutgart

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi do të ngjitet në ring për një nga përballjet më të mëdha të karrierës së tij. Nipi i legjendës së boksit shqiptar Luan Krasniqi do të përballet me boksierin argjentinas Diego Ramirez, në një duel që premton shumë emocion.

30-vjeçari Ramirez ka një bilanc prej 27 fitoreve (6 me nokaut) dhe 12 humbjesh (4 prej tyre me nokaut). Në anën tjetër, Ardian Krasniqi ka një rekord të përsosur: 10 fitore nga 10 ndeshje, të gjitha me nokaut, duke treguar forcën dhe vendosmërinë e tij në ring.’

Meçi do të zhvillohet në Shtutgart të Gjermanisë, në kuadër të “WBO International, ku Krasniqi synon ta mbrojë titullin e kampionit. Mbrëmja sportive nis me duele të tjera interesante, ndërsa meçi i Krasniqit pritet të fillojë rreth orës 22:30.

LEXO EDHE:

Back to top button