Nis caktimi i terminëve për kontrolle dhe ndërhyrje në institucionet publike shëndetësore


Në shtator, mjekët specialistë do të fillojnë t’i kontrollojnë pacientët në institucionet publike shëndetësore. Kjo thuajse për gjashtë muaj ishte e pamundur për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po aktivizon sistemin “Termini im” në përputhje me situatën epidemiologjike. Tashmë po caktohen oraret për kontrolle dhe ndërhyrje për në shtator. Përparësi do t’u jepet pacientëve që kanë mbetur pa kontroll ose operacion për shkak të koronavirusit. Spitalet do të duhet të ndjekin protokollet e mbrojtjes nga virusi. Vetëm ata me udhëzim nga specialisti ose subspecialisti do të mund të hyjnë 15 minuta para terminit të caktuar, ndërsa pacientin do të mund ta shoqërojë një person. Nuk do të mund të hyni në spital pa maskë, ndërsa objekti duhet të ketë dezinfektues dhe ta rregullojë distancën.

LEXO EDHE:

Back to top button