Dinamo Kiev me 11 mungesa përball Barcelonës?

Skuadra e Dinamo Kievit ka shumë vështirësi në prag të përballjes me Barcelonën, në kuadër të Ligës së Kampiomëve. Trajneri Mirçe Luçesku, nuk mund të mbështetet te 11 lojtarë, prej të cilëve 8 janë të prekur nga “Covid 19”. Mesfushori Nesheret dhe portierët Bushan dhe Bojko, janë jashtë formacionit për shkak të lëndimit.

Për fat të mirë futbollistët janë asimptomatik. Mirëpo askush nuk e di se kur do të kthehen në formën e duhur që të zhvillojnë ndeshjet e futbollit. Shëndeti është në rend të parë,” thuhet në kumtesën e Dinamo Kievit.

Skuadra ukrainase, nuk është klubi i parë që për shkak të koronavirusit ka kombinuar ekipin në përballjet eelitës së futbollit, pasi që javën e kalluar Lacio shkoi në Brizh me gjysmën e ekipit, mirëpo në fund arriti që të arkëtojë një pikë. Ndërkohë skuadra e Shahtjor Donjetckut erdhi me gjysmën e ekipit në Madrid dhe mundi Realin me 3-2. Dhe kjo duhet të jetë një paralajëmrim se Barcelona nuk duhet të nënvlerësojë gjigantin ukrainas.

LEXO EDHE:

Back to top button