Lukaku do të humbas sfidën me Realin dhe Atalantën?

Romelu Lukaku është vënë ende në pritje për sfidën me Real Madridin, ndërsa mediat në Itali raportojnë se lëndimi është serioz dhe ai nuk do të mund të luajë ndaj skuadrës madrilen, por edhe ndaj Atalantës, një sfidë mjaft e rëndëishme për Interin në Seria A.

Sipas “Tuttosport”, belgu mund të humbasë këto dy sfida, derisa gjiganti italian shpreson ta mbajë në skuadër dhe të mos e lejojë të rikthehet të kombëtarja e Belgjikës. Sulmuesi është duke vuajtur nga lëndimi në kofshë, kurse Belgjika zhvillon tri ndeshje në nëntor, andaj drejtori sportiv Bepe Morata është duke i bërë presion lojtarit që të qëndrojë në Milan. Lukaku që nuk pritet të udhëtojë në Madrid ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat, pesë në Seria A dhe dy në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button