Nis faza e dytë e Evropianit në Shkup

Kampionati Evropian i hendbollit, do të vazhdojë me ndeshjet e para të fazës kryesore. Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk arriti të kalojë grupin e vështirë, por duelet nga gara elitare do të luhen sërish në Shkup. Bëhet fjalë për Grupin e dytë, në të cilin përveç Francës, Holandës dhe Rumanisë, do të bashkohen edhe kombëtaret e Malit të Zi, Spanjës dhe Gjermanisë.

Priten ndeshje interesante në një grup të balancuar, pa kombëtaret skandinave, ku synimi kryesor do të jenë dy pozitat e para, të cilat sjellin kualifikim në gjysmëfinale.

Franca dhe Mali i Zi transferuan nga katër pikë, ndërsa Holanda e Spanja kanë nga dy pikë, ndërsa Gjermania e Rumania, nisin garat e fazës kryesore me zero pikë. Sot Holandë përballet me Gjermaninë, ndërsa Rumania sfidon Spanjën.

LEXO EDHE:

Back to top button