Nis punën Kuvendi i Shqipërisë, 78 vjeçarja Luljeta Bozo hap seancën

Nis punën legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. Për herë të parë, Kuvendi nuk nisi me 140 deputetë, por me katër vakanca. Kjo për shkak se katër deputetë të zgjedhur, Lefter Koka, Najada Çomo e Gramoz Ruçi nga PS-ja, si edhe Mark Marku nga PD-ja kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet pa u betuar ende. Për t’i zëvendësuar duhet që Kuvendi i ri, pas konstituimit, të konstatojë procedurialisht vakancat, në mënyrë që t’i kërkojë KQZ-së zëvendësimin e tyre.

Seancën hapëse e kryesoi inxhinierja Luljeta Bozo e cila ka mbi supe 78 vite 11 muaj e 8 ditë jetë, ndonëse shkel për herë të parë pragun e parlamentit.
“Ne jemi këtu, të ardhur nga një proces demokratik. Të gjithë të punojmë për të mirën e vendit tonë”, tha Bozo.

Numërimi i votave të 25 prillit prodhoi në sallën e Kuvendit 2 grupe parlamentare. Socialistët për herë të dytë do të mund të jenë shumicë me 74 vota në parlament, kësisoj edhe si grupi më i madh parlamentar.
Situata në kampin opozitar duket më e ndërlikuar. Koalicioni opozitar mori besimin për 59 ulëse në parlament duke formuar edhe grupin e dytë parlamentar.

LEXO EDHE:

Back to top button