Nis udhëtimin anija më e madhe elektrike

Nis udhëtimin anija më e madhe elektrike

Anija më e madhe elektrike në botë, “Yangtze River Three Gorges 1”, e prodhuar në Kinë, ka nisur udhëtimin e saj në provincën Hubei. Anija, e cila është 100 metra e gjatë dhe 16.3 metra e gjerë, ka një kapacitet prej 1 300 pasagjerësh dhe do të përdoret kryesisht për turnetë e lumit Yangtze. Anija furnizohet tërësisht nga energjia elektrike, me një kapacitet baterie prej 7 500 kWh ose ekuivalenti i më shumë se 100 automjeteve elektrike. Ajo mund të udhëtojë 100 kilometra me një karikim të vetëm, duke kursyer 530 tonë metrikë benzinë dhe 1 660 tonë emetime çdo vit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button