Niset drejt Hapësirës anija kozmike ruse, pa pilot
Anija kozmike e ngarkesave pa pilot Progress MS-18 i Rusisë u lëshua nga baza hapësinore Baikonur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës..
Nisja, e cila u krye nga baza hapësinore Baikonur në Kazakistan u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës (ROSCOSMOS).
Me 560 kilogramë karburant, 420 litra ujë të pijshëm dhe 1.490 kilogramë materiale teknike, mjeti i ngarkesave pa pilot Progress MS-18 më 30 tetor pritet të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
ROSCOSMOS u krijua me bashkëpunimin e përbashkët të Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), Agjencisë Kanadeze të Hapësirës (CSA) dhe Agjencisë Japoneze të Kërkimit Hapësinor (JAXA).








