Një 19 vjeçar ka humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit afër Gjevgjelisë
Një 19 vjeçar ka humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit afër Gjevgjelisë

Ndërkaq edhe një nëntëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Miravcë ka humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në rrugën rajonale ndërmjet fshatrave Miravcë dhe Davidovë, afër Gjevgjelisë, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë. Policia thotë se aksidenti ka ndodhur kur 19-vjeçari, duke drejtuar veturën e markës BMW, ka dalë nga rruga në segmentin ndërmjet fshatrave Miravcë dhe Davidovë, afër Gjevgjelisë. “Djali ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPB Strumicë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. /Alsat.mk