Një australian gjen gurin prej ari 4.6 kg me vlerë marramendëse
Një australian gjen gurin prej ari 4.6 kg me vlerë marramendëse

Një burrë australian me një detektor metalik ka goditur jackpot-in. Ai ka gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë Australianë (130,000 £; 160,000 dollarë).
Një burrë australian me një detektor metalik ka fituar jackpot-in. Ai ka gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë Australianë (130,000 £; 160,000 dollarë).
Burri, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri, e bëri zbulimin në fushat e arit të Viktoria, vend më i pasur me ar në vitin 1800.
Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu këtë gur, tha se është më i madhi që ai ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare.
“Thjesht u trondita… Është një gjetje një herë në jetë”, tha ai për BBC.
Zoti Kamp tregon se një burrë me një çantë në shpinë kishte hyrë në dyqanin e tij në Melburn dhe i tregoi gjetjen e tij.
“Ma vendosi këtë gur në dorën time dhe tha: A mendon se ka vlerën e 10,000 dollarë Australianë? Unë e pashë dhe thashë, mund ta ketë vlerë e 100,000 dollarë”, ka thënë zoti Kamp.
Burri i tregoi se kjo ishte vetëm gjysma e asaj që ka gjetur. Guri 4.6 kg përmbante rreth 2.6 kg ar.
Pasi e vlerësoi, zoti Kamp e bleu gurin prej tij. Ai ka treguar se burri që e shiti arin mezi po pret të shpenzojë të ardhurat me familjen e tij, madje kishte thënë se gruaja e tij do jetë mjaft e lumtur.
Ndërsa zbulimet si kjo janë të rralla, Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë dhe shumë nga copëzat më të mëdha në botë u gjetën në Australi.