Një baba u mbyt në përpjekje për të shpëtuar djalin e tij 8-vjeçar

Një baba u mbyt në përpjekje për të shpëtuar djalin e tij 8-vjeçar

Tragjedi mëngjesin e sotëm në Greqi pasi një baba u mbyt në përpjekje për të shpëtuar fëmijën e tij 8-vjeçar, i cili u hodh në det nga era.

Siç tha roja bregdetare në orën 11:30 (me orën greke), një 48-vjeçar është nxjerrë pa ndjenja nga deti në plazhin e Lagonisit në Sithoni.

Sipas “Protothema”, babai po tentonte të shpëtonte të birin që ndodhej në dyshek dhe era e fortë e çoi në det të hapur. Djali u shpëtua me varkë, ndërsa babai nuk arriti të mbijetonte.

Ai u nxor nga deti pa ndjenja dhe u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se nga është turisti i vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button