Një burrë 79-vjeçar nga Shkupi u arrestua për prekje të një të miture

Një burrë 79-vjeçar nga Shkupi u ndalua mbrëmë pasi u denoncua për prekjen e trupit të një të miture, fqinjes së tij, njoftoi Ministria e Brendshme (MPB). Sipas informacioneve nga policia, rasti është raportuar dje, dhe oficerët e policisë nga SPB Shkup arrestuan D.D. nga Shkupi në orën 23:00.

“Më 07.05.2026 në orën 23:00 në Shkup, oficerë policie nga SPB Shkup e privuan nga liria D.D. (79) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një njoftimi të mëparshëm se rreth orës 15:00 në shtëpinë e tij, fqinji i saj e kishte prekur trupin e të miturës”, informoi policia.

Ministria e Brendshme bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet një raport përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button