Një burrë bëhet personi i parë në 15 vjet që mundi kalin në një garë në Uells
Një burrë bëhet personi i parë në 15 vjet që mundi kalin në një garë në Uells

Një burrë është bërë fituesi i tretë ndonjëherë i garës legjendare “Njeriu apo Kali” në Uells.
Sipas mediave britanike, Ricky Lightfoot kaloi vijën e përfundimit përpara kalit dhe kalorësit të parë, gjatë sfidës epike prej 22.5 miljesh (rreth 36 kilometra).
Kështu, Ricky – një zjarrfikës me profesion – fitoi çmimin prej 3,500 £ (rreth 4 mijë euro) pasi arriti cakun me një kohë prej dy orë, 22 minuta dhe 33 sekonda.
Për më shumë se 40 vjet, ngjarja maratonë ka pasur vetëm tre persona që e kanë përfunduar garën më shpejt se një kalë.
Hera e fundit që një vrapues mundi kalin dhe kalorësin e parë në garë ishte 15 vjet më parë në vitin 2007 kur Florien Holtinger kaloi vijën e cakut në 2 orë, 20 minuta dhe 30 sekonda.